Zvicra pësoi humbje nga Serbia në Ligën e Kombeve, me rezultat 0:2, shkruan albinfo.ch.
Elevdi në minutën e 45-të shënoi autogol, derisa Mitrovic në minutën e 60-të shënoi për 2:0.
Se nuk ishte mbrëmja e Zvicrës, u pa edhe në minutën e 72-të kur Embolo humbi penalltinë.
Granit Xhaka luajti nga fillimi si kapiten, kurse Andi Zeqiri hyri në minutën e 70-të.
Zvicra mbetet pa pikë pas tri ndeshjeve, derisa në këtë grup lider është Spanja me shtatë pikë.
Duhet cekur së në sfidën Serbi-Zvicër, sa herë kishte topin Xhaka është fishkëllyer mesfushorin shqiptar, derisa shumë herë kishte brohoritje kundër Kosovës, e po ashtu edhe flamur kundër Kosovës.