Zvicra ka humbur ndeshjen e sotme ndaj Belgjikës.
Ndeshja është zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve dhe Zvicra e Belgjika i takojnë grupit të dytë.
Pjesa e parë e ndeshjes u zhvillua pa gola.
Menjëherë pas pjesës së parë dy ekipet dhanë maksimumin e tyre, ku filluan golat e parë.
Në minutën e 58’ ishte Belgjika që shënoi duke kaluar në epërsi me golin e lojtarit Romelu Lukaku.
Në minutën e 76’ Zvicra barazoi rezultatin me golin e Mario Gavranoviq.
Pas golit të Zvicrës, ishte përsëri Belgjika që shënoi në minutën 84’, ku golin e shënoi përsëri Lukaku.