Sipas njoftimit, ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.
Vendimi po ashtu vjen edhe në kohën kur shumë vende kanë lehtësuar ose hequr tërësisht masat anti-COVID, si pasojë e përmirësimit të situatës pandemike në botë.