Zvicra ka hapur Qendrën e re të burimeve shëndetësore të grave në Qendrën Mjekësore Dardania për Familje në Gjilan.
Në “Klasat e nënave”, infermierët e trajnuar do t’u japin nënave të ardhshme informacion thelbësor pa kosto në lidhje me shtatzëninë e tyre.
Kjo është bërë e ditur nga Ambasada Zvicerane në rrjetin Social Facebook, ku falënderimi i është dhënë Aksionit për Nëna dhe Fëmijë për përmirësimin e jetëgjatësisë së grave dhe fëmijëve të Kosovës në lindje, përcjell albinfo.ch.