Qeveria zvicerane ka filluar hetimin! Administrata federale doganore e Zvicrës, të martën njoftoi se kishte kryer një hetim penal kundër dy kompanive të autobusëve. Tashmë janë vendosur sanksionet e para të ndjeshme: Të dy kompanitë duhet të paguajnë një taksë prej 645’000 frangash. Përveç kësaj, të dy kompanitë duhet të ballafaqohen me “gjoba të larta”.
Arsyeja: Dy kompanitë kanë kryer disa herë transportime të paligjshme në brendësi të Zvicrës. Në mes vjeshtës 2015 dhe vjeshtës 2017, administrata doganore llogariti një total prej 926 udhëtimeve të ndaluara. Gjithsej u përdorën 41 autobusë.
Se cilat kompani janë prekur nga ky hetim, nuk është bërë e ditur. “Arsyeja është ankesa e të dy kompanive kundër hetimit penal doganor. Deri në verdiktin përfundimtar, do të zbatohet prezumimi i pafajësisë”, ka thënë Michael Steiner, zëdhënës i administratës federale të doganave, për “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Steiner thjesht tha: “Të dy kompanitë kanë një seli brenda dhe jashtë vendit. Automjetet janë regjistruar jashtë vendit”.