Një fitore emocionale për Zvicrën te femrat, që mundi Lituaninë 4:0, derisa i është dedikuar Florijana Ismailit, nëntë javë pas aksidentit tragjik që e kishte 24-vjeçarja, përcjell albinfo.ch.
Kjo ishte ndeshja e parë për Zvicrën pas vdekjes së futbollistes shqiptare, derisa lojtaret dhe publiku nuk e kanë harruar.
Flori kishte ndërruar jetë pasi kishte pësuar sulm në zemër kur kishte hyrë në Liqenin e Comos, derisa trupi i saj ishte gjetur disa ditë më pas.
Sa i përket ndeshjes, zviceranet dominuan totalisht nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar.