Zvicra ka fituar në miqësoren ndaj Japonisë me rezultat 2:0, ndeshje që u zhvillua në Lugano.
Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri kanë luajtur nga fillimi, derisa Blerim Xhemaili është inkuadruar në minutën e 64-t.
Behrami është ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë, derisa Shaqiri u zëvendësua në minutën e 87-të.
Golat për Zvicrën i shënuan Rodriguez nga penalltia dhe Seferoviq në minutën e 82-të, pas një aksioni shumë të bukur ku pjesëmarrës ishte edhe Shaqiri.
https://www.dailymotion.com/video/x6ldyvn
Zvicra dhe Japonia janë pjesëmarrëse të Kampionatit Botëror. Takimi i parë i helvetikëve do të jetë ndaj Brazilit më 17 qershor, derisa në grup është edhe Kosta Rika dhe Serbia.
https://www.dailymotion.com/video/x6ldzku