Zvicra U19 ka shkatërruar Gjibraltarin, me rezultat 16:1, në kualifikimet për Evropian, shkruan albinfo.ch.
Tetë gola në këtë ndeshje i ka shënuar futbollisti shqiptar, Lorent Tolaj. Katër i realizoi në pjesën e parë, derisa katër në atë të dytë.
Me tre gola ka kontribuar edhe futbollisti tjetër shqiptar, Orges Bunjaku.
Zvicra përfundoi grupin në vendin e dytë dhe u kualifikuar në raundin e dytë, derisa Tolaj me këto tetë gola ishte golashënuesi më i mirë në kualifikime.