Jo vetëm te meshkujt, por edhe te femrat futbollistet shqiptare lënë gjurmë te Nati.
Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili, ka shënuar tri gola për Zvicrën në fitoren e thellë 15:0 ndaj Moldavisë, shkruan albinfo.ch.
Ajo u inkuadrua në pjesën e dytë, ndërsa shënoi në minutat 53, 75 dhe 81.
Edhe pse fitoi bindshëm, Zvicra do të luajë në “Play-off” për Kupën e Botës, pasi përfundoi e dyta në grup me dy pikë më pak se Italia që ishte lidere me 27 pikë.
