Në një ndeshje në të cilën gjatë pothuaj gjithë kohës Zvicra ka qenë superiore ndaj ish Kampionit Evropian, Portugalisë, ka përfunduar me rezultatin 2:0 për Zvicrën.
Ndeshja e parë e kualifikimeve për Botërorin 2018 është luajtur në Bazel, në praninë e rreth 36 000 shikuesve.
Golin e parë për Zvicrën e ka shënuar talenti i ri me rrënjë afrikane, Embolo ndërsa të dytin, Mehmedi.
Në këtë ndeshje janë angazhuar lojtarët shqiptarë: Behrami, Mehmedi, Xhemaili dhe Xhaka ndërsa Shaqiri kësaj here ka munguar ashtu si dhe Tarashaj.
Mund të thuhet se të katër shqiptarët e angazhuar në fakt e kanë bartur edhe barrën e lojës. Kjo sidomos mund të thuhet për Behramin e Xhakën, ndërkohë që Mehmedi ka meritën e madhe të shënimit të golit. Edhe Xhemaili, i cili është ndërruar në minutën 86, ka treguar një performancë mjaft të mirë. Ai po ashtu ka pasur një shans shumë të mirë për të shënuar golin e tretë për Zvicrën.
Xhaka ka marrë dy kartona të gjelbër kështu që ai do të mungojë në ndeshjen e radhës, kundër Hungarisë.
Behrami, pak para përfundimit të lojës ka marrë shiritin e kapitenit, pasi që nga loja është larguar kapiteni Lichtsteiner.
Në ndeshjen e sontme ka munguar asi i Portugalisë, Ronaldo.