Kombëtarja U21 e Zvicrës rikthehet me fitore në garat kualifikuese të kampionatit evropian.
Kombëtarja zvicerane mposhti mbrëmë skuadrën kroate me rezultat 4:0 pas takimit zhgënjyes të javës së kaluar me Estonin që përfundoi 0:0..
Me këtë fitore bindëse ndaj kroatëve rikthehet niveli i shkëlqyer i kombëtares zvicerane U21 sikur në evropianin e kaluar në Danimarkë.Golin e parë kualifikues për zviceranët U21 e ka shënuar Steven Zuber në minutën e tetë. Ndërsa gjatë pjesës së dytë të lojës, Toko ka ngritur epërsinë në favor të rinjve zviceran në minutën e 63 – të.
Futbollisti Pajtim Kasami ka shënuar njërin prej golave të fitores së kombëtares zvicerane U21.Kasami realizoi golin e tretë për skuadrën zvicerane në minutën e 79-të. Golin e katërt e realizoi pak para përfundimit të ndeshjes Haris Seferovic duke i sjell fitoren më të madhe kombëtares zvicerane U21 që nga nëntori i vitit 2007.Fitorja për Zvicrën ishte shumë e rëndësishme në këto gara kualifikuese për kampionatit evropian U21.
Në grupin e 5-të, kampioni aktual evropian Spanja është favorit ndërsa në radhë pas saj duhet të jetë Zvicra me rezultatin më të lartë të mundshëm.
Për përfaqësuesen e Zvicrës luajnë futbollistët kosovarë: Shaqiri, Xhaka, Mehmedi e Abrashi.
Ky i fundit është i lënduar dhe mund të jetë jashtë fushë një kohë të caktuar. Ndërsa lojtarët kyç të kombëtares së Zvicrës: Mehmedi, Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin të angazhuar për takimin me Bullgarinë.Përfaqësuesja e Zvicrës U21 do të takohet më 7 tetor me Gjeorgjinë në Tbilisi .