Zvicra pas fitores ndaj Bullgarisë 1:3, e pret sonte Lituaninë, në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45.
Nati shihet si favorit përballë Lituanisë, që u mposht së fundi nga Kosova me shifrat 4:0, shkruan albinfo.ch.
Në këtë grup janë edhe Italia dhe Irlanda Veriore, andaj fitorja është e detyrueshme për Përfaqësuesen zvicerane.
Vendi i parë kualifikohet direkt në Botëror, derisa i dyti luan në “play-off”.
Ndërkohë, në këtë grup, Italia do të luajë ndaj Bullgarisë.