Pasi u emërua kombi më konkurrues në qershor, Zvicra renditet në vendin e parë në Tabelën Evropiane të Inovacionit (EIS), të publikuar nga Komisioni Evropian këtë javë.
Ndërsa në mesin e vendeve anëtare të BE-së, Danimarka ka pikët më të larta, në një kontekst më të gjerë evropian, “Zvicra është vendi më inovativ evropian”, sipas EIS.
Çfarë saktësisht e bën Zvicrën më të mirën në inovacion?
Sipas raportit, Zvicra ka arritur rezultatin më të lartë për sa i përket treguesit atraktiv të vendndodhjes së kërkimit. Krahasuar me vendet e tjera, ajo ka gjithashtu një përqindje të madhe të doktorantëve të huaj dhe studiuesit zviceranë bashkëpunojnë më shpesh me partnerë ndërkombëtarë.