Pasi pa pamjet e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth, ish-presidenti amerikan postoi në rrjetet sociale se presidenti aktual, Joe Biden dhe gruaja e tij Jill, nuk ishin ulur në vendet kryesore në Westminster Abbey, por ishin vendosur pranë “udhëheqësve të botës së tretë”, përcjell albinfo.ch.
Fotoja e bërë në ceremoni tregon Bidenët të ulur pranë presidentit zviceran, Ignazio Cassis.
“Po të isha president, nuk do të më kishin ulur atje”, u mburr Trump, i cili nuk ishte i ftuar të merrte pjesë në funeralin.
Deri më tani, Zvicra nuk i është përgjigjur postimit të Trump, duke preferuar të qëndrojë neutrale. /Albinfo.ch