Në vitin 2022, shumë foshnja dhe fëmijë të vegjël në Zvicër ishin infektuar me virusin sincicial të frymëmarrjes (RSV), duke shkaktuar mbipopullimin e spitaleve, përcjell albinfo.ch.
Si rezultat, një numër pacientësh duhej të largoheshin dhe u transportuan në njësitë e pediatrisë në kantone të tjera për trajtim.
Sipas infektologëve, e njëjta situatë pritet të ndodhë edhe këtë dimër.
Megjithatë, ndryshe nga vendet e BE-së, të cilat të gjitha kanë një vaksinë kundër RSV, Zvicra nuk ka asnjë vaksinë.
Edhe pse prodhuesit aplikuan për miratimin e vaksinës RSV në Zvicër në nëntor 2022, autorizimi ende nuk është dhënë.
Për Andreas Widmer, specialist i infeksioneve në Spitalin Universitar në Bazel, “proceset e miratimit administrativ për vaksinat e reja zgjasin shumë”, veçanërisht pasi imunizimet kundër virusit të frymëmarrjes janë “të rëndësishme për foshnjat”.