Në përfaqësitë zvicerane në Shkup dhe në Maskat (ku është selia për Sulltanatin e Omanit dhe Jemen) prej sot do të ketë ambasadorë të rinj. Ambasadori i deritashëm në Maqedoni, Stefano Lazzaroto me vendimin e Qeverisë Federale të Zvicrës ia ka lëshuar vendin ambasadores së re Sybille Suter Tejada.
Kjo e fundit deri tash ka shërbyer në seksionin e Amerikës Latine dhe Karibikut në DEZA (Drejtorinë për Zhvillim dhe Bashkëpunim), njofton Ministria e Jashtme e Zvicrës (EDA).
Lazzaroto është emëruar ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Jemen dhe në Sulltanatin e Omanit, me seli në Maskat.