Sipas një raporti të ri të lansuar “Human Capital Resort 2017”, Zvicra është në vendin e tretë sa i përket vendeve për edukim dhe aftësi.
Në këtë raport, Norvegjia është shteti më i suksesshëm në botë sa i përket trajnimeve dhe edukimit të popullatës, përcjell albinfo.ch.
Vendet e Evropës veriore udhëheqin këtë listë duke i bërë njerëzit më të aftë dhe duke u dhënë atyre më shumë mundësi edukimi.
Finlanda është e dyta, ndërsa Zvicra mbetet e treta. Danimarka dhe Suedia zënë vendin e pestë dhe të tetë.
Indeksi “Human Capital” rendit 130 vende se si ato zhvillojnë kapitalin njerëzor me shkallë nga 0 në 100.
Në raportin për Zvicrën theksohet se sistemi edukativ është i nivelit të lartë, ka të përfshirë staf të trajnuar mirë si dhe ka shkallë të lartë të trajnimeve.
Top-10
- Norvegjia
- Finlanda
- Zvicra
- SHBA
- Danimarka
- Gjermania
- Zelanda e Re
- Suedia
- Sllovenia
- Austria