Zvicra bën pjesë në mesin e vendeve më të avancuara në botë, sa i takon aftësisë konkurruese (kompetivitetit) në fushën dixhitale. Sipas një klasifikimi që ka bërë Shkolla e Lartë Ekonomike IMD e Lozanës, Zvicra në këtë kategori, zë vendin e pestë në konkurrencë botërore, shkruan srf.ch.
Vendi me aftësinë më të lartë konkurruese sa i përket dixhitalizimit është SHBA-ja, transmeton albinfo.ch. Pozitat nga 2 deri 4, para Zvicrës, i zënë shtetet si Singapuri, Suedia dhe Danimarka.
Në këtë listë, instituti në fjalë ka radhitur 63 vende, duke i përzgjedhur sipas kritereve, si: dija, teknologjia, shkalla e aftësimit për të ardhmen dixhitale etj.
Zvicra në këtë konkurrencë është më e fortë kur bëhet fjalë për të kuptuar dhe mësuar teknologjitë e reja, humb pikë sa i përket financimit, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër pra ka më pak mjete financiare në dispozicion kur është fjala për të mbajtur hapin në kthesën dixhitale që po ndodh në botë.