Zvicra është e përkushtuar që të rrisë qasjen në arsim dhe punësim për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian (RAE), si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Ambasadori Kolly vizitoi disa ndërhyrje në përfshirje sociale të mbështetura nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim me “Terre des hommes-Kosovo, HEKS” dhe OJQ-të lokale Zëri i Romës.
Ambasadori Kolly u gëzua të shohë se si një qendër mësimore në Lipjan rrit cilësinë e arsimit për anëtarët e rinj të komunitetit RAE.
Përveç kësaj, ambasadori Kolly vizitoi një vendbanim në Gadime, ku përfituesit patën mundësi të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës në mënyrë të konsiderueshme.
Ambasadori inkurajoi komunitetet RAE të investojnë në arsim, si mënyra më e mirë për një të ardhme të begatë. /Albinfo.ch



