Zvicra e ka nisur me barazim Evropianin. Zviceranët kanë barazuar 1:1 me Uellsin. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin titullarë.
Në minutën e 49-të, Xherdan Shaqiri krosoi nga këndi dhe Brel Embolo shënoi me kokë, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 66-të, kurse Moore barazoi shifrat në minutën e 74-të.
Gavranoviq shënoi për Zvicrën, por ishte në pozicion jashtë lojës.
Zvicra ndeshjen e ardhshme ballafaqohet me Italinë, kurse Uellsi me Turqinë në Grupin A.