Përfaqësuesja e Kosovës (U21) në Hendboll ka pësuar sonte një humbje të thellë nga përfaqësuesja e Zvicrës, me rezultat 35:21, duke e nisur keq rrugëtimin në garat botërore. Të rinjtë e Kosovës po marrin pjesë në turneun kualifikues për kampionatin botëror në hendboll që mbahet në Brazil gjatë verës.
Kosova dhe Zvicra bëjnë pjesë në grupin e pestë bashkë me Bjellorusia dhe Mali i Zi. Këto dy të fundit llogariten favorite të grupit, ndërsa edhe helvetikët kanë treguar një lojë të mirë. Vetëm fituesja e grupit, që nënkupton vendi i parë, siguron biletën për Botërorin U21.
Sipas medieve në Prishtinë, për Kosovën, e cila po merr pjesë për herë të parë në një garë kualifikuese, e rëndësishme po vlerësohet vetëm pjesëmarrja, pasi që hendbolli kosovar sikurse disa sporte të tjera, për shumë vite kanë qenë të izoluara nga garat ndërkombëtare.