Ambasada e Zvicrës ka shkruar se Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ishte thjesht një histori suksesi, përcjell albinfo.ch.
Sot kujtuam kontributin konstruktiv që Shqipëria dha gjatë viteve 2022-2023 si anëtare jo e përhershme e KSKB-së.
Roli aktiv dhe profesional i Shqipërisë tregoi se vendet e vogla mund të ndikojnë proceset dhe vendimet e këtij forumi të rëndësishëm.
Zvicra e ndjek këtë shembull të mirë gjatë anëtarësisë së saj për 2023-2024: një vend i vogël që i bashkohet KSKB për herë të parë, ashtu si dhe Shqipëria.