Hans Gersbach nga Instituti Ekonomik Zviceran (KOF) në ETH Zurich thotë se Zvicra duhet të angazhohet vullnetarisht për të ulur deficitin tregtar me SHBA-në, që arrin rreth 40 miliardë franga. Kjo vjen për të shmangur tarifat doganore mbi produktet farmaceutike dhe për të mbrojtur ekonominë zvicerane.
Ai propozon që Zvicra të zgjedhë midis dy strategjive: ose të ofrojë më shumë investime dhe akses tregu, ose të përqendrohet direkt në uljen e deficitit. Kjo e fundit do t’i përgjigjej shqetësimeve amerikane me kosto më të ulëta ekonomike.
Masa të ndryshme për uljen e deficitit përfshijnë investimet e kompanive farmaceutike në SHBA, kufizimin e fitimeve nga tregtia e arit, blerjet e planifikuara dhe ndryshimin e kategorive të produkteve të eksportuara.
Gersbach thekson se kjo qasje do të mbrojë lirinë ekonomike dhe industrinë eksportuese të Zvicrës, duke përmirësuar shanset për një marrëveshje tregtare me SHBA-në.