Është hedhur shorti i Play-off të Ligës së Kombeve si dhe janë caktuar datat dhe gjysmëfinalet e kampionit të kësaj lige.
Në gjysmëfinalen e parë do të përballen Portugalia dhe Zvicra, e cila do të zhvillohet më 5 qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa e dyta do të jetë në mes të Holandës dhe Anglisë që do të zhvillohet më 6 qershor, shkruan Koha.net, përcjell albinfo.ch
Portugalia dhe Holanda do të jenë vendase në këto ndeshje.
Ndeshja finale dhe ajo për vendin e tretë do të luhet më 9 qershor.