Një hap i ri në mbrojtjen e të dhënave po bëhet në Shqipëri, pikërisht për bizneset shqiptare.
Institucionet shqiptare janë mbledhur për të diskutuar dhe adoptuar certifikimin me ISO 27701 – standardin e artë për rritjen e sigurisë në epokën e informacionit dhe të të dhënave.
Projekti i përbashkët mes Ambasadës së Zvicrës dhe DPA- Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit kanë hartuar projektin RisAlbenia për promovimin e shërbimeve akredituese #ISO27701 për mbrojtjen e të dhënave.
Kompanitë shqiptare që bëjnë biznes me tregjet ndërkombëtare dhe të BE-së do të kenë më shumë besim dhe besueshmëri ndërsa adoptojnë një siguri më të fortë të informacionit.