Zvicra ka të ngjarë të marrë pjesë në një “Këshill të ri Shengen” të propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njofton albinfo.ch.
Qëllimi i të cilit është të koordinojë më mirë politikën e migracionit në Evropë. Macron dëshiron që këshilli të lehtësojë reagimin më të shpejtë ndaj krizave në kufijtë e jashtëm të BE-së.
Në Zvicër, një votim kombëtar në maj do të vendosë nëse do të rrisë ose jo fondet për Frontex, organi që koordinon policimin e kufijve të jashtëm të Shengenit.