Këtë mbështetje të Qeverisë së Zvicrës e ka konfrimuar ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang në një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa .
Ambasadorja Lang ka përgëzuar kryeministrin për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Zvicrës për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me Qeverinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës nga ana tjetër ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të vazhdojë me bashkëpunimin e mirë me Zvicrën, njëra nga shtetet që fuqishëm ka mbështetur ndërtimin e qëndrueshmërisë institucionale dhe ekonomike të Kosovës.