Ndërsa sanksionet aktuale kundër Rusisë pritet të pengojnë furnizimin me energji, Zvicra në vend të kësaj mund të blejë gaz natyror nga vendi i Lindjes së Mesme, njofton albinfo.ch.
Për këtë qëllim, ministri zviceran i Financave, Ueli Maurer, është takuar të martën në Doha me ministrin e Energjisë së Katarit, Saad Sheriba Al-Kaabi. Të dy diskutuan veçanërisht për dërgimin e gazit natyror të lëngshëm në Zvicër.
Deri më tani, Zvicra ka importuar kryesisht gaz natyror dhe naftë ruse për prodhimin e energjisë. /Albinfo.ch