Kosova ka hartuar një projekt “Strategjia për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali në Republikën e Kosovës për vitin 2022-2026”.
Zvicra do ta mbështesë edhe më tej Qeverinë e Kosovës drejt zbatimit efektiv të strategjisë.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, në prezantimin e sotëm ka sugjeruar që Kosova përveç zbatimit të strategjisë, të përmirësojë edhe sistemin e mbrojtjes sociale. /Albinfo.ch