Qeveria zvicerane ka propozuar ndryshimin e Aktit të Duhanit për të futur një taksë të re për cigaret elektronike.
Parlamentit i është kërkuar të mbështesë propozimin, i cili parashikohet të sjellë rreth 13.8 milionë CHF (13.8 milionë dollarë) të ardhura shtesë tatimore në vit, transmeton Albinfo.ch.
Norma e propozuar e taksës për cigaret elektronike të ripërdorshme është 0,20 CHF për mililitër lëng që përmban nikotinë. Për cigaret elektronike me përdorim të vetëm, qeveria synon 1 CHF për mililitër lëng – pavarësisht nga përmbajtja e nikotinës.
Norma më e lartë e taksës për cigaret elektronike me përdorim të vetëm ka për qëllim t’i pengojë të miturit t’i provojnë ato, përcjell tutje Albinfo.ch.
Tërheqja e mundshme e cigareve elektronike tek të rinjtë shqetëson autoritetet zvicerane.
Në fillim të këtij viti, një votim mbarëkombëtar vendosi të kufizojë reklamat për të gjitha produktet e duhanit që mund të shihen nga të rinjtë.