Zvicra vazhdon mbështetjen në Shqipëri në fusha të ndryshme dhe aty ku ka më shumë nevojë.
Një personel nga Departamentet e Zjarrfikësve dhe të Policisë nga Berna, Zvicër, udhëtuan për në Shqipëri për të dhuruar pesë kamionë zjarrfikës, dy makina policie dhe pajisje të tjera për bashkitë, njofton ambasada e Zvicrës në Shqipëri.
Me përshtypje të mira nga Shqipëria ata diskutuan me përfaqësues nga Ambasada mbi nevojat dhe sfidat e shërbimeve zjarrfikëse në vend, përcjell albinfo.ch.
Ata kanë premtuar përkrahje edhe në të ardhmen, varësisht nga nevoja.


