Edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka dënuar ashpër vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit. Kjo ambasadë u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të Kosovës që të hetojnë plotësisht incidentin dhe t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë.
“Ne i shprehim ngushëllimet tona të thella familjes dhe miqve të Oliver Ivanoviqit”, thuhet në komunikatë.
Përveç kësaj, Zvicra mbështet dialogun e lehtësuar të BE-së mes Kosovës dhe Serbisë dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të angazhohen në dialog.