Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës në Bernë (EDA) dënon njohjen nga Rusia të rajoneve të Ukrainës në Luhansk dhe Donetsk si shtete të pavarura.
Kështu shkruan EDA në Twitter për zhvillimet e fundit në Ukrainën lindore.
Njohja është një sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe ndaj Marrëveshjes së Minskut.
Zvicra i bën thirrje Rusisë që të respektojë detyrimet ndërkombëtare dhe të rishikojë vendimin e saj, thuhet tutje në njoftimin e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës