Qeveria zvicerane bllokon llogaritë bankare dhe pasuritë e tjera të despotit libian, Gadafi dhe të klanit të tij, të deponuara në këtë vend. Sipas Ministrisë së Jashtme, duke bërë këtë veprim Zvicra dëshiron të pamundësojë përvetësimin e mundshëm të pasurisë shtetërore të Libisë. Me vendimin e qeverisë është ndaluar po ashtu menjëherë edhe çdo shitje a bartje pronësie mbi patundshmëritë që këta persona kanë në Zvicër. Urdhëresa ka hyrë në fuqi ditën e djeshme dhe ka vlefshmëri për tre vjet. Veç Gadafit, në këtë listë gjenden edhe 28 persona të tjerë nga rrethi i tij. Ndërkohë është paraqitur ministri i Jashtëm i Libisë me akuzat ndaj Zvicrës. Sipas tij, kreu i shtetit libian dhe as të tjerët nuk kanë fare llogari bankare apo pasuri të tjera në Zvicër. Për këtë arsye ai ka paralajmëruar se po shqyrtohet mundësia e marrjes së hapave juridikë ndaj Zvicrës për “pohime të paqëndrueshme”.
Zvicra bllokon mjetet e Gadafit dhe të klanit të tij
0 Likes
0 Share
Urdhëresa ka hyrë në fuqi ditën e djeshme dhe ka vlefshmëri për tre vjet
Të tjera
Irani thotë se do të lejojë më shumë anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër
Vaud: Banorët ankohen se një lumë pranë tyre po shkakton zhurmë të madhe
“Prima Pflege”, e Merita Pintes, ndjek trendet e kohës, ofron shërbime “Inhouse Spitex”
Misioni humanitar zviceran ‘’Barakah’’ në Shqipëri dhe në Kosovë
Zvicër: Reforma tatimore për shoferët zviceranë mund të jetë në horizont
Të tjera
Shiko të gjithaZvicër: Qeveria miraton masterplanin për mbrojtjen kibernetike të ushtrisë
Zvicra miraton vaksinën e saj të parë kundër Covid me bazë proteina
Zviceranët shtrëngojnë sanksionet ndaj Rusisë
Rusia kritikon reagimin e Zvicrës ndaj Ukrainës
Rriten shpenzimet e ndihmave nga Zvicra
Zvicra udhëzon refugjatët ukrainas të mbrohen nga shfrytëzimi
SHBA ia kalon Gjermanisë si partneri më i madh eksportues i Zvicrës
Zvicra nuk do të kufizojë numrin e refugjatëve ukrainas
Aktualiteti
Shiko të gjitha
Irani thotë se do të lejojë më shumë anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit