Në njoftimin e dhënë sot në Press qendrën e federatës në Bernë, nga Valentin Zellweger, shefi i Drejtorisë për të Drejtën Ndërkombëtare në kuadrin e Departamentit të Punëve të Jashtme nuk bëhet e ditur pasuria konkrete e personave të veçantë brenda këtij rrethi.
Ky bllokim të hollash mbështetet në një urdhëresë të cilën Qeveria Federale e kishte vënë në fuqi para tre muajsh, përmes të cilës Zvicra i bashkohet Bashkësisë Ndërkombëtare që ka vendosur sanksione ndaj ish pushtetarëve të Ukrainës.
Krahas bllokimit të përmendur, ndaj njerëzve të presidentit të rrëzuar Janukowitch në Zvicër është duke u zhvilluar procedura për pastrim parash. Vetëm në kuadrin e kësaj procedure, Prokuroria Federale ka konfiskuar tashmë 170 milionë franga.