Skip to content

Zvicra befasohet nga Rumania në fund, debuton Bislimi

Nati ishte duke fituar, por është befasuar në fund nga Rumania

Zvicra ishte pranë fitores së katërt radhazi në kualifikimet e Euro 2024, por është ndalur nga Rumania 2:2, shkruan albinfo.ch.

Nati në pjesën e parë shënoi dy gola me anë të Amdouni, ku në golin e dytë asistoi Xherdan Shaqiri, i cili e nisi ndeshjen nga fillimi, ashtu si edhe kapiteni Granit Xhaka.

Kur të gjithë menduan se Zvicra do të fitonte, Mihaila ngushtoi shifrat në 2:1, në minutën e 89-të, kur në minutën e 91-të debutoi Uran Bislimi, duke zëvendësuar Xherdan Shaqirin. Mihaila shënoi sërish në minutën e 92-të për 2:2.

Zvicra e para ka dhjetë pikë, ndërsa Rumania e dyta ka tetë. Ndeshja e ardhshme për Zvicrën është në shtator ndaj Kosovës në Prishtinë.