Zvicra ka nisur në mënyrë të përkryer kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Pas fitores ndaj Kosovës 4:0, po në Bazel, Zvicra fitoi ndaj Sllovenisë 3:0, shkruan albinfo.ch.
Golin e parë e realizoi Elvedi në minutën e 18-të, derisa Embolo ngriti epërsinë në minutën e 33-të, kurse pesë minuta më vonë Ndoye shënoi golin e tretë.
Në pjesën e dytë nuk kishte më gola dhe Zvicra fitoi 3:0, duke grumbulluar gjashtë pikë nga dy ndeshjet, ndërsa ndeshjen e ardhshme në tetor e zhvillon ndaj Suedisë si mysafire.