28 vjeçarja Yael Margelisch nga kantoni zviceran Valais ka përfunduar fluturimin e saj prej 264 kilometrave mbi alpe.
Ky rekord tani më është konfirmuar.
“Jam shumë e lumtur që rekordi im përfundimisht është konfirmuar,” thotë Yael Margelisch.
Më 1 maj, fluturimi i saj 264 kilometra mbi Alpet Franceze formoi një trekëndësh të mbyllur.
Pika e fillimit ishte në Shën Hilaire në Francë. Nga atje, 28-vjeçarja fluturoi për në Chamberi dhe më pas në Gap.
9.5 orë më vonë, ajo kishte mbërritur në destinacionin e saj dhe kishte fluturuar në një trekëndësh pothuajse të përsosur. Margelisch ka tejkaluar rekordin botëror të vitit 2016 i cili ishte 40 kilometra, përcjell Albinfo.ch.