Daniel Humm, një zviceran që prej vitesh jeton në SHBA, është zgjedhur si kuzhinieri më i mirë në SHBA. Ky çmim prestigjioz jepet nga fondacioni James-Beard.
Hum 36 vjeçar, që vjen nga Aargau, është bërë kështu njëri ndër bartësit më të rinj në moshë të këtij çmimi në kategorinë e shefave të kuzhinës.
Restoranti i Nju Jorkut, Eleven Madison Park, në të cilin Humm punon nga viti 2006 pati fituar vitin e kaluar po këtë çmim në kategorinë e restoranteve.
Fondacioni James Beard jep çmime për gastronomi prej 25 vitesh. Ai është krijuar nga James Beard, kuzhinier, që ka vdekur në vitin 1985.