Të mërkurën në mbrëmje, policia e qytetit St. Gallen mori një raport për një burrë që vraponte i hutuar në rrugën St. Leonhard dhe vazhdimisht godiste strehën e autobusit në stacionin e autobusit Rosenberg, përcjell albinfo.ch.
Siç shkruan policia në një deklaratë, 44-vjeçari kishte fytyrë të përgjakur dhe kishte veshur pantallona të përgjakur. Ai ka tentuar vazhdimisht të abuzojë dhe të ofendojë punonjësit e policisë. Në një moment ai u ngrit dhe sulmoi policët zviceranë.
Ai është arrestuar dhe tani pritet ndjekje ligjore për të.