Rëndësia e radios dhe e televizionit mbetet e lartë edhe në kohët e rritjes së konkurrencës në media. Sipas institucionit të pavarur kërkimor „Mediapulse”, pothuajse nëntë nga dhjetë njerëz në Zvicër vitin e kaluar çdo ditë kanë dëgjuar një radio.
Mesatarisht ishin „konsumuar” 104 minuta programe në radio, shkruan „Mediapulse” në një njoftim për shtyp të enjten. Edhe në kategorinë e moshës më të re 15 deri 24 vjeç kanë dëgjuar radio çdo ditë, pothuajse tre nga katër persona.
Edhe më shumë kohë kalojnë zviceranët para televizorit: mesatarisht 134 minuta në ditë. Gati dy të tretat e popullsisë kthehen para TV çdo ditë. Konsumi televiziv vitin e kaluar është rritur për pak.