Rreth tri të katërtat te zviceranëve (73%) kanë kërkuar punë nëpërmes një agjencie punësimi.
Kjo është përqindje më e lartë se sa mesatarja botërore (69%) dhe në mënyrë të konsiderueshme më e lartë se ajo në vendet fqinje si Gjermania (52%) dhe Austria me nivelin më të ulët në botë, 40%.
Një nga arsyet kryesore pse zviceranët gjithnjë e më shumë zgjedhin për të punuar me kohë të shkurtuar është mundësia që të mos punojnë të premten për të zgjatur pushimin e vikendit, shpjegon agjencia “Randstard”, e cila ka realizuar studimin mbi këtë temë.
“Një numër në rritje i punëtorëve punojnë në Zvicër 80 për qind të kohës së punës, ndërsa më shumë mungojnë të premteve”, tregon studimi i agjencisë.
Kjo tendencë ka prekur punëdhënësit dhe punëtorët të cilët punojnë me orar të të plotë, sidomos në sektorin komercial, ku gjatë fundjavës rritet numri i konsumatorëve.
Nga Shoqata e Punëdhënësve të Zvicrës shprehin shqetësim rreth këtij trendi në rritje duke shpresuar se Zvicra nuk do të aplikojë të ashtuquajturin “sistem gjerman”, në të cilin askush nuk punon të premten pas orës 14.
Zviceranët thonë të jenë të kënaqur me punën e tyre aktuale: 66% thonë se kanë punë të përsosur. Megjithatë, ata do ta ndërronin punën për një fitim më të mirë ose në qoftë se kjo do t`ua përmirëspnte mundësitë e karrierës.