Zviceranët në përgjithësi janë turistë të dalluar, ata udhëtojnë me dëshirë. Por, gjatë vitit 2012 ata kanë udhëtuar më shumë se kurrë ndonjëherë më parë. Këtë e ka konstatuar një studim me titullin “Tregu turistik Zvicër”, të cilin e realizon Universiteti i St. Gallenit një herë në pesë vjet.
Sipas këtij studimi, 94 për qind të të anketuarve kanë bërë gjatë vitit të kaluar një udhëtim turistik, që është 6 për qind më shumë se në vitin 2007.
Sipas studimit, veçanërisht të dashura kanë qenë udhëtimet e shkurtra brenda Zvicrës. Në përgjithësi udhëtimet turistike brenda Zvicrës kanë përbërë 38 për qind të të gjitha udhëtimeve, që tregon se Zvicra ka qenë destinacioni më i madh turistik i zviceranëve.
Në këto raste me shumicë kanë realizuar buajtje në hotelet e kategorive më të larta. Përveç këtyre udhëtimeve, zviceranët më së shumti kanë preferuar Gjermaninë, Francën dhe Italinë.