Tregtia në internet ka konkurruar me blerjet në vend, veçanërisht gjatë pandemisë, por zviceranët mbeten të lidhur me blerjet në dyqane, sipas një sondazhi nga Federata Zvicerane e Shitjes me Pakicë, transmeton albinfo.ch.
Për blerjet e ushqimeve dhe sendeve të përditshme, përqindja e të anketuarve që blejnë online është vetëm 2 për qind, ndërsa 84 për qind thonë se shkojnë “kryesisht” në supermarkete.
Për medikamentet, 77 për qind preferojnë dyqanet fizike, siç bëjnë 73 për qind e njerëzve që blejnë pajisje kopshtarie, 61 për qind për kozmetikë dhe 58 për qind për produkte për kafshët shtëpiake.
Megjithatë, trendi i blerjeve të ushqimeve në internet ka pësuar rritje të fortë vitet e fundit. Ajo është nxitur jo vetëm nga pandemia, por edhe nga shfaqja e dërgesave ekspres.
Për mallrat sportive, veshjet dhe mobiljet, megjithatë, përqindja e klientëve që blejnë kryesisht në dyqane tani ka rënë nën 50 për qind.