Një e pesta ose 20 për qind e zviceranëve konsumojnë tepër shpesh ose rregullisht alkool, bën të ditur Monitoringu i varshmërisë, Zvicër (Suchtmonitoring Schweiz). Sipas rezultateve që ka nxjerrë kjo organizatë, për zviceranët e moshuar, pirja kronike e alkoolit paraqet një problem serioz.
Ndërsa te të rinjtë, problematike paraqitet pirja me dehje.
Rezultatet e studimit janë publikuar të hënën nga Zyra Federale e Shëndetësisë. Monitoringu, nga viti 2011 mbledh të dhënat në lidhje me konsumin e drogës dhe varshmërinë.
Brenda vitit janë pyetur rreth 11.000 persona në lidhje me konsumimin e alkoolit, duhanit, kanabisit dhe substancave tjera që krijojnë varësi.