Siç bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp të SEC, në këtë tryezë do të ketë një përfaqësim të nivelit të lartë të institucioneve kosovare dhe të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.
Në emrin e Qeverisë së Kosovës tryezën do ta përshëndesë zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e tregtisë dhe industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ndërsa nga institucionet zvicerane ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.
Së bashku me delegacionin zviceran të SEC, pyetjeve të pjesëmarrësve do t`u përgjigjen Valdrin Lluka, shef i APIK (Agjencia për promovimin e investimeve ë Kosovë), Hamzë Morina nënkryetar i ECIKS, agjenci me seli në Vjenë, që bën promovimin e investimeve në Kosovë nga shtetet gjermanishtfolëse, Dastid Pallaska, avokat.
Në këtë tryezë, përvojat e tyre nga investimi në Kosovë do t`i prezantojnë Flamur Shala (Baruti GmbH) dhe Christoph Frei (Rosconi AG).
Tryeza do t`i zhvillojë punimet në Swiss Diamond Hotel, në Prishtinë
Më 2 korrik, dita e dytë e tryezës, pjesëmarrësit do të kenë vizita pune në “Vali Ranch”, investim nga Zvicra i Fehmi Fetahit në vendlindjen e tij, në Përlepnicë të Gjilanit dhe në Gjakovë, te firma “Rosconi AG”, investim i zviceranit Christoph Frei.