Enti Federal për Statistikë ka publikuar një raport sipas të cilit del gjatë vitit 2011 në Zvicër ka pasur 42000 martesa ose 3 për qind më pak lidhje martesash se në vitin 2010. 700 nga këto martesa janë lidhur brenda gjinisë së njëjtë, që është 7 për qind më pak se një vit më parë.
Ndërsa sa i përket numrit të lindjeve, ai ka mbetur i pandryshueshëm te shtetasit zviceranë ndërsa ka një rritje të vogël te banorët e këtushëm me shtetësi të huaj. Gratë jozvicerane mesatarisht kanë lindur 1.81 fëmijë, (një vit më parë: 1.91) ndërsa ato zvicerane 1.42 ose njëlloj sikur në vitin 2010.
Gjatë vitit 2011 në Zvicër janë lindur 80.800 fëmijë, që është për 500 ose 0.6% më shumë se një vit më parë.
Ajo që duket karakteristike për statistikat më të reja është se po rritet numri i grave që e shtyjnë moshën për lindje. Kështu, numri i femrave në moshën mbi 35 vjeçare që kanë lindur fëmijë për herë të parë, ka shënuar një dyfishim krahasuar me vitin 2001.
Gjatë vitit 2011 sipas entit statistikor ka pasur 1 për qind më pak vdekje se një vit më parë.