Zviceranët brenda vitit do të merrnin 30.5 ditë pushim, nëse ata mund të caktonin vetë numrin e ditëve të lira. Kjo është bërë publike nga një studim i Xing, përcjell albinfo.ch. Mesatarisht punëtorët helvetë marrin 25.5 ditë të lira gjatë vitit, siç tregojnë shifrat e Zyrës Federale për Statistikë. Pra zviceranët do të uronin që të keni rreth një javë më shumë pushim.
Gjatë anketës janë plotësuar kushtet: marrja e pushimit nuk duhet të rezultojë me mospërfundimin e punës ose kolegët të punojnë orë më të ngjeshura për të plotësuar punëtorin që ka marrë pushimet.
Jo vetëm uratë
Caktimi i ditëve të lira në punë nuk është vetëm utopi: Sipas Xing disa firma zvicerane prej tani e kanë dhënë mundësinë për caktimin vetë të ditëve të lira gjatë vitit si firma amerikane “Netflix” ose Start-up Advanon nga Cyrihu.
A është kjo ide e mirë? 56 për qind e të anketuarve thonë se është mirë të caktosh vetë sa ditë pushim kërkon, ndërsa të tjerë përgjigjen se nuk mund ta paramendojnë që ky sistem është i mirë. Megjithatë, dy të tretat e të rinjve 18 deri 24 vjeç, sistemi i përzgjedhjes vetë të ditëve të lira shihet si i mirë dhe funksional.