Pandemia e koronës ka lënë gjurmët e saj në buxhetin familjar të popullsisë: rënia më e dukshme është shënuar sa i përket ushqimit në restorante, kafene dhe bare.
Por, gjithashtu më pak është shpenzuar për rekreacion, kulturë dhe hotele, raporton srf.ch.
Kjo vërtetohet nga shifrat e Zyrës Federale të Statistikave (BFS) për vitin e kaluar, të cilat janë publikuar të hënën.
Krahasuar me vlerën mesatare të viteve të mëparshme, që ishte 539 franga në muaj për një familje, familjet zvicerane, në tremujorin e dytë të vitit 2020 kanë shpenzuar më pak se gjysmën : 222 franga, transmeton albinfo.ch.
Shpenzimet në restorante gjatë gjithë vitit 2020 kanë qenë dukshëm më të ulëta sesa në vitet e mëparshme.
Ndërsa, rënia e shpenzimeve për ushqim në restorante, kafene dhe bare në tremujorin e dytë të vitit 2020 është edhe më e theksuar: 69 franga në muaj për një familje, sa janë shpenzuar përbëjnë rreth një të tretën e nivelit në vitet e mëparshme.