Fenomeni i furnizimit me artikuj të ndryshëm jetësorë në vendet fqinje është i vjetër dhe në vazhdimësi në teh të kritikës. Por ai po bëhet edhe më i theksuar sidomos që nga viti i kaluar kur qe përmbysur kursi i frangut me euron. Kështu, gjatë vitit 2015 zviceranët kanë shpenzuar 10.7 miliardë franga në shopingun jashtë vendit, që është për 6 për qind më shumë se në vitin 2013 kur kursi i frangut me euron ishte 1.24.
Siç konstaton një stuidim i organizatës për hulumtimin e tregut GfK, mallrat që më së shumti blihen nga zviceranët në vendet fqinje janë artikujt ushqimorë. Për to janë dhënë gjatë vitit që shkoi 2.41 miliardë franga. Në vendin e dytë për nga shuma e shpenzuar e parave vijnë artikujt e veshmbathjes me 1.82 miliard franga.
Studimi ka konstatuar se 57 për qind e ekonomive familjare të Zvicrës blejnë së paku nga një herë në muaj artikuj të ndryshëm në vendet fqinje.